Më parë se të flasim për institucionet islame të Tiranës, do të shkruajmë dy fjalë për legjendat e themelimit dhe të islamizimit të saj. Themelimi i Tiranës mendohet në disa legjenda, të cilat janë përcjellë deri në ditët tona[1]. Ndër më të përhapurat është ajo që na e kumton konsulli austriak në Janinë, e cila e lidh themelimin e qytetit me Sulejman pashë Mulletin në shekullin e 17-të. Në të evidentohet se para kësaj periudhe Tirana ka qenë një fshat i vogël me rreth 15 shtëpi. (më tepër…)
Dhjetor 7, 2011
Maj 13, 2011
Ndërroi jetë H. Faik Hoxha, Myfti Nderi i Shkodrës
Posted by Ardit Hoxhllaku under LajmeLeave a Comment
Në mesnatën e së enjtes, më 12 maj 2011, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, H. Faik Hoxha, Myfti i Shkodrës në vitet 1991- 2003.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për krejt besimtarët, familjen e të ndjerit, miqtë e dashamirët, ata që e njohën dhe punuan me të gjatë 12 viteve të drejtimit të tij të Myftinisë Shkodër. (më tepër…)
Prill 8, 2011
Inaugurohet Universiteti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Posted by Ardit Hoxhllaku under LajmeLeave a Comment
Pas licencimit të Universitetit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me vendim të Këshillit të Ministrave, dt. 6 Prill 2011, është inauguruar një ditë më pas dhe pikërisht sot, Universiteti BEDËR, duke bërë më në fund realitet një nga ëndrrat e kahershme të myslimanëve shqiptarë. (më tepër…)
Nëntor 17, 2010
Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Myftinia Tepelenë me mbështetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Vakfin Islamik Shqiptaro-Turk me datë 16/11/10 me rastin e festës së Kurban Bajramit realizoi shpërndarjen e afro 50 pakove me mish kurbani për banorët në nevojë të Tepelenës. Nga këto banorë në veçanti kanë qënë fëmijët jetimë që kjo myftini u mundua ti ndihmojë sado pak në mënyrë që edhe atyre tu qeshi ftyra në këtë ditë feste.
Disa nga fotot gjatë dhurimit të pakove të ndihmave.
Tetor 4, 2010
Haxhi nje prej kushtetve te Islamit
Posted by Ardit Hoxhllaku under Predikime | Etiketa: hadith, haxh, islam, kuran, kusht, myftinia |Leave a Comment
Haxhi është një nga pesë kushtet e Islamit i cili bëhet në një kohë të caktuar dhe vend të caktuar. Haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë hixhri. Haxhi është një obligim i cili bëhet me pasuri dhe trup. Për ata besimtarë që posedojnë kushtet e haxhit e kanë obligim kryerjen e tij të paktën një herë në jetën e tyre. Siç ka urtësi të ndryshme në kryerjen e obligimeve tjera ashtu ka edhe në kryerjen e obligimit të haxhit. Shkuarja për të kryer obligimin e haxhit në tokat e shenjta, takimi me vëllezërit besimtarë të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët janë me ngjyra të ndryshme, të cilët flasin gjuhet e ndryshme, të cilët kanë zakone të ndryshme në këtë vend dhe në këtë kohë argumentojnë vëllazërimin në Islam. (më tepër…)
Janar 20, 2010
Tiranë – Vetëm një vit më parë, ministri i Arsimit i qeverisë “Berisha” deklaroi se nuk do të lejohen në universitet apo në shkolla publike vajzat që mbulojnë kokën me shami, pasi shkollat në Shqipëri janë laike. Por, projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve për lejimin ose jo të shfaqjes së besimit dhe të fesë. Ky draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh parashikon lejimin e të drejtës së shfaqjes së besimit dhe të fesë. (më tepër…)
Janar 17, 2010
Myftinia Tepelene u ben thirrje te gjithe besimtaereve mysliman kudo qe ndodhen qe te japin kotributin e tyre per te ndihmuar vellezrit e motrat tona te permbytura ne uje ne veri te vendit.
kontakt: 0692962548
Janar 20, 2009
Ju lajmerojme se me date 23/01/2009 behet inagurimi i xhamise Krase. Ju ftojme te merrni pjese.
Mars 18, 2008
Bota ishte zhytur në një errësirë të thellë, në një injorancë të pa parë ndonjë herë. Njerëzit ishin egërsuar në vend që të jetonin si njerëz kishin filluar të jetonin si kafshët, hanin njëri-tjetrin për arsye pasurie apo mendjemadhësie. Nderi kishte humbur fare, gruan e përdornin si një pasuri që tregtohet apo lëshohet në baste e bixhoze të ndryshme. Në këtë kohë që bota ishte në një greminë të tmerrshme priste një shpëtues, një ndriçues. Shpirtat e njerëzve e ndjenin se së shpejti do vijë një shpëtues. Prisnin që të vinte e të griste perdet e injorancës e të shtazërisë që i kishte kapluar. Në këtë periudhë të zbehtë All-llahu xh.sh zbriti diellin ndriçues mbi botë. Ky diell ishte Pejgamberi i fundit vula e të gjithë Pejgamberëve. Ky Pejgamber ndërroi rrjedhën e historisë së botës. “Natën që ka lindur ky yll ka lindur Profeti i fundit Ahmedi” (Ibn-i Sa’d, Tabakat) Një çifut atë natë ishte duke folur me parinë e Mekes midis tyre ishin dhe Hisham ve Velid bin Mugire, Utbe bin Rabia të cilët ishin nga paria e Kurejshëve. Çifuti i pyeti a ka lindur ndonjë fëmij sonte në fisin tuaj? Ata i thanë nuk e dimë. Çifuti u tha betohem në Zot që më neverit ky lloj neglizhimi ndaj këtij lajmi kaq të rëndësishëm. Dëgjoni mirë o Kurejsh! Sonte ka lindur Pejgamberi i fundit i kësaj bote. (më tepër…)
Janar 14, 2008
Nje dite qe u shenua ne historine e Shqipersie. Ne Tepelenen e Ali Pashes pas nje shekulli arriti te ndertohet nje xhami ku historia e tepelenes e kishte harruar jo vetem si funksion por edhe si emer. Per ti dhene kesaj historie te zbehur Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk ne bashkpunim me Komunitetin Musliman te Shqiperise vendosen te ndertonnin nje xhami dhe nje qender kulturore e cila do u bente nje shembull per Shqiperine e jugut. Ne korrik te vitit 2005 filluan punimet per ndertimin e kesaj xhamie dhe ne nentor te vitit 2006 perfundoi si ndertim por inagurimi u be me 21/06/2007 per arsye te mobilimit te qenders kulturore dhe xhamise. Dita e enjte ishte dita qe do u bente inagurimi. Kjo dite ishte nje dite e rendesishme per myftinine e Tepelenes sepse per here te pare po dilte para popullit te vet dhe per here te pare do ju degjonte emir ne mbare shqiperine. (më tepër…)



